Muharremi: Nëse NATO dhe BE nuk ekzistojnë a është Kosova gati për botën e re

Prishtinë | 24 Shk 2025 | 12:10 | Nga Ekonomia Online

Njohësi i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, ka ngritur shqetësimin se NATO dhe Bashkimi Europian mund të mos ekzistojnë në formën që i njohim sot pas 10 viteve.

 Ai theksoi se me ndryshimet strategjike të SHBA-së, përfshirë kërkesën për rritje të buxhetit të mbrojtjes dhe reduktimin e angazhimit për NATO, dhe rritjen e partive populiste në Evropë, siç është AfD në Gjermani, Kosova duhet të fillojë planifikimet për t’u adaptuar në një botë të re.

“NATO dhe Bashkimi Europian, hipotetikisht, munden mos me ekzistu ose me qenë krejt ndryshe prej çka i njohim sot pas apo brensda 10 viteve. Si kishte me u adaptu Kosova në një situatë të tillë? Administrata e Trump po mendon me kërku që vendet europiane me e çu deri në 5% të GDP buxhetin për mbrojtje, derisa ajo po e ndryshon strategjinë mbrotjese të saj (që nuk duket NATO me qenë në qendër). SHBA, me shkurtimet dramatike në buxhetin e Pentagonit dhe rimodelim të strategjisë së mbrotjes dhe sigurisë mundet me mos qenë ma e interesume për NATO në të ardhmen”.

“Në anën tjetër, AfD është rritë gati 100% në Gjermani, duke kapë rreth 20% të përkrahjes tani. Nëse AfD vazhdon me u rritë (që nuk është hiç e pamundur në këtë kontekst global), ata kanë në plan me u tërheq prej BE-së. Pa Gjermaninë, që e financon më së shumti, BE nuk besoj që ekziston më në këtë formë. A ka mendu Kosova çka duhet me bo nëse këto dy skenarë ndodhin brenda 10 viteve? Ndikimi mundet me qenë aq i thellë, saqë edhe nëse veç 5% ka gjasa me ndodhë, planifikimi duhet me fillu menjëherë për me u organizu për këtë skenar”.

Të ngjashme