Kurti uron Mertzin për fitoren: Kosova mezi pret thellimin e bashkëpunimit me Gjermaninë

Prishtinë | 24 Shk 2025 | 19:02 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar koalicionin CDU/CSU për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Gjermani.

Ai po ashtu uroj edhe Friedrich Mertzin, i cili pritet të jetë kancelar i ardhshëm.

Kurti tha se Kosova dhe populli saj mezi presin vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit Kosovë-Gjermani.

“Urime Friedrich Merz dhe CDU/CSU për fitoren e zgjedhjeve federale gjermane. Kosova dhe populli i saj presin me padurim vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit tonë”, ka thënë Kurti.

Të ngjashme