Gjashtë persona janë arrestuar në rrugën “Kral Petri” në Mitrovicën e Veriut pasi sulmuan tre zyrtarë policorë në orët e para të së martës, raporton Ekonomia Online.
Sipas njoftimit, të arrestuarit – N.N. (24 vjeç), N.N. (26 vjeç), A.B. (28 vjeç), A.B. (30 vjeç), I.R. (24 vjeç) dhe B.D. (19 vjeç), su arrestuan – fillimisht kishin ofenduar policët, për t’i sulmuar më pas. Të dyshuarit ishin nën ndikimin e alkoolit.
Policët e lënduar morën trajtim mjekësor, ndërsa incidenti ndodhi pranë kafenesë “Tre Sheshirat”.
Të dyshuarve iu shqiptoi masa e ndalimit për 48 orë.
“Arrestimi i të dyshuarve është bërë mbi dyshime të arsyeshme për përfshirje në një rast përleshje mes tyre që ka ndodhur me datë 25.02.2025 në rrugë “Kral Petri” në Mitrovicë të Veriut, përkatësisht para kafenesë “Tre sheshira”. Pas ndërhyrjes se njësisë patrulluese për ta ndaluar rrahjen te dyshuarit fillimisht i kanë ofenduar e më pas edhe i kanë sulmuar zyrtaret policor, ku tre (3) zyrtar policor kanë pësuar, lëndime trupore të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Po ashtu njoftohet se policia ka ndërmarr te gjitha veprimet e nevojshme ku të dyshuarit pasi janë arrestuar janë sjellë në stacion policor ku ju është bërë matja me alkool test dhe të njëjtit kanë rezultuar se janë nën ndikim të alkoolit si më lartë, gjithashtu të gjithë të dyshuarit kanë pranuar trajtim mjekësor.
Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku gashtë (6) personat e dyshuar me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.