Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona në veri të Mitrovicës për veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar”, raporton Ekonomia Online.
Policia njoftoi se arrestimi i të dyshuarve është bërë mbi dyshime të arsyeshme për përfshirje në një rast përleshje mes tyre që ka ndodhur me datë 25.02.2025 në rrugë “Kral Petri” në Mitrovicë të Veriut, përkatësisht para kafenesë “Tre sheshira”.
“Pas ndërhyrjes se njësisë patrulluese për ta ndaluar rrahjen e të dyshuarit fillimisht i kanë ofenduar e më pas edhe i kanë sulmuar zyrtarët policorë, ku tre (3) zyrtarë policorë kanë pësuar, lëndime trupore të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në komunikatë.