Organizonte lojëra të fatit në lokalin e tij, arrestohet burri në Podujevë

Prishtinë | 25 Shk 2025 | 10:16 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar në Podujevë pasi që i njëjti organizonte lojëra të fatit në lokalin e tij.

Policia bën të ditur se nga lokali i të dyshuarit janë sekuestruar: një skaner, dy shtëpiza kompjuterike, letra për printim dhe fletë dëshmi në formë të printuar për lojëra të fatit dhe para të gatshme.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme