Ankandi i tretë i letrave me vlerë mbahet më 12 mars 2025

Prishtinë | 05 Mar 2025 | 09:05 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 12 mars 2025 do të mbahet ankandi i tretë për vitin 2025, raporton Ekonomia Online.

Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

Në njoftim thuhet se investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

“Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet po ashtu në njoftim.

Të ngjashme