Digjen 10 hektarë mal në Siqevë të Prishtinës

Prishtinë | 10 Mar 2025 | 10:18 | Nga Ekonomia Online

Një incident i zjarrit ka ndodhur pasditen e së dielës në fshatin Siqevë të Prishtinës. Një burrë ka raportuar në polici se i janë përfshirë nga flakët rreth 10 hektarë mal, që janë në pronësi të tij, raporton Ekonomia Online.

Në raportin 24 orësh thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse dhe ekipet e zjarrfikësve.

Derisa ende nuk dihet se si ka ndodhur e gjithë ngjarja.

Me këtë rast policia i ka nisur hetimet dhe po cilësohet si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Të ngjashme