Analisti Naim Rashiti ka hedhur kritika sa i përket procesit të zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Rashiti ka shkruar se gjatë votimit në ambasada ka pasur manipulim me vota, përcjellur kështu edhe nga ato me postë nga mërgata.
Sipas tij, edhe gjatë procesit të numërimit në QNR, komesionerët kanë shkaktuar manipulime.
‘Vlerësimi i lartë ndërkombëtar për ditën e zgjedhjeve do të zbehet me shumë kritika për procesin e numrimit’’, ka shkruar Rashiti.