Mblidhet Kryesia e LDK-së

Prishtinë | 10 Mar 2025 | 14:09 | Nga Ekonomia Online

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka nisur mbledhjen e kryesisë, të kryesuar nga kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku, raporton Ekonomia Online.

Me anëtarët e kryesisë, Abdixhiku në këtë mbledhje do të diskutojë rreth rezultatit që ka arritur LDK-ja në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Pos kësaj, aty do të diskutohen edhe tema tjera me rëndësi, në mes tjerash edhe drejtimi që do të marrë kjo parti pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja.

Pas mbledhjes kryetari Abdixhiku do të mbajë konferencë për media.

Të ngjashme