Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka deklaruar se partia e tij nuk do të hyjë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) për shkak të dallimeve të thella konceptuale dhe mungesës së një programi konkret nga ana e VV-së.
Në një intervistë për “Rubikon”, Hamza theksoi se PDK-ja ka dalë me një program të qartë dhe se duhet të zbatojë premtimet e dhëna ndaj qytetarëve.Kemi deklaruar se ne nuk hyjmë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje për shkak se ne kemi program. Ne kemi dalë mbi bazën e atij programi, mbi bazën e atyre premtimeve, e kemi kërkuar votën. I kemi marrë 196 mijë vota që unë i vlerësoj shumë. Tash ne duhet me zbatu atë çfarë kemi thënë. Ndërsa LVV-ja s’ka program fare. S’ka premtu asgjë, përveç që gjatë gjithë kohës e ka sha, e ka ofendu opozitën, i ka sulmu mediat, i ka sulmu Prokurorinë,
gjykatat dhe gjithçka çka s’medojnë si ata. Ky është dallim konceptual politik programor. Këto janë arsyet përse ne kemi deklaruar që me Vetëvendosjen nuk mund t’jemi bashkë në qeverisje.” – tha ai.
Ai shtoi se ndërsa mes partive opozitare ka dallime, ato mund të harmonizohen, veçanërisht me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), me të cilën PDK-ja, sipas tij, ndan ngjashmëri programore.Ne e kemi bërë të qartë! Nuk mund të qeverisim bashkë me Vetëvendosjen për shkak të dallimeve që i kemi. Ka dallime edhe mes partive në opozitë por janë dallime të cilat mund të harmonizohen. Nëse e marrim dhe shikojmë programin e PDK-së dhe LDK-së, ka dallime por kanë edhe ngjajshmëri. Është shumë më lehtë me u harmonizu këto programe dhe realisht me i zbatu edhe PDK-ja premtimet e veta elektorale, edhe LDK-ja premtimet e veta elektorale.” – tha Hamza në “Rubikon”