Shenoll Muharremi, eksperti politikë ka publikuar një apel të fortë ndaj Qeverisë së Kosovës lidhur me tarifat e energjisë për vitin 2025.
Ai ka theksuar rëndësinë e veprimeve urgjente për të parandaluar një tjetër valë inflacioni dhe për të mbrojtur fuqinë blerëse të qytetarëve dhe konkurrueshmërinë e bizneseve vendore.
Muharremi kërkon që Qeveria të angazhohet aktivisht, të ofrojë një zgjidhje konkrete për stabilizimin e çmimeve të energjisë dhe të mbrojë interesin publik në këtë periudhë të ndjeshme ekonomike.