Qytetarja shpërthen kundër përfaqësuesve lokalë serbë: Kërcënime nga kapadaitë e Listës Serbe, punësime të pandershme dhe ndikim nga Kopaoniku

Prishtinë | 11 Pri 2025 | 13:32 | Nga Ekonomia Online

Një qytetare serbe nga Kosova ka ngritur akuza serioze ndaj përfaqësuesve lokalë të Listës Serbe dhe mënyrës së funksionimit të institucioneve që veprojnë në emër të komunitetit serb në Kosovë.

Në një deklarim publik, ajo ka shprehur pakënaqësinë dhe frustrimin e saj lidhur me, siç i cilëson ajo, punësimet e pandershme dhe ndikimet politike që vijnë nga jashtë Kosovës.

“Po shkojmë përmes Merdarës në Beograd, jo përmes Kopaonikut. E dimë të gjithë çka do të thotë kjo,” tha qytetarja, duke aluduar në një rrjet të ndikimit dhe presioneve që lidhen me Millan Radoiçiq , përfshirë rrugët jozyrtare të komunikimit e ndërhyrjes që ndikojnë drejtpërdrejt në situatën e serbëve në Veri.

“E dimë krejt gjithë se çka do të thotë kjo. Çka nënkupton Kopaoniku dhe kush udhëton përmes Kopaonikut…”, ka vazhduar kjo qytetare serbe nga Graçanica, që ishte pjesëmarrëse në protestën në Serbi.

Akuzat e saj zgjerohen edhe më tej. Protestuesja nuk i ka kursyer as përfaqësuesit lokalë të Listës Serbe.

Sipas saj, ka shumë serbë të Kosovës që kanë marrë plot kërcënime nga përfaqësuesit e kësaj liste, pjesë e së cilës ishte dikur edhe kryeterroristi Milan Radoiçiq.

Kur u pyet se kush i kërcënon këta serbë lokalë, ajo pa hezituar fare, përmendi emrin e Marko Arsiç, aktualisht drejtor në Komunën e Graçanicës, gjithashtu anëtar i Listës Serbe.

“Nuk mund të flas…Po, nga Marko Arsiç i quajturi Travka kanë marrë kërcënime. Ai i ka thirr njerëzit dhe i ka kërcënuar. Unë nuk kam pse të frikohem. Askush nuk mund të më largojë nga puna se askund nuk punoj. Dhe për atë edhe mund të flas se më kanë treguar njerëzit se pikërisht nga ata njerëz ka ardhë edhe deri te konflikti fizik në Uglar, ku Milan Jovanoviç është sulmuar vetëm se ju ka përmend emrat. I kanë shkuar edhe në oborr”, vazhdon rrëfimin e saj serbja nga Kosova derisa po protestonte.

Ajo thotë se arsyeja pse ndodhet para ndërtesës së shtëpisë shëndetësore, është pikërisht për shkak të punësimeve jo të ndershme që bëhen brenda komunitetit serb në Kosovë.

“Ne e dimë dhe jemi të vetëdijshëm se të gjithë nuk mund të fitojmë vendin e punës. Vetëm kërkojmë siguri që të mos pyetet Kopaoniku por të kemi një komision dhe të mos thotë komisioni nesër paq fat se ne nuk vendosim”, thotë serbja e Gracanicës, duke lënë të kuptohet se për çdo lëvizje të serbëve në Kosovë, vendos Millan Radoiciq bashkë me njerëzit e Listës Serbe.

Ndryshe serbët e Kosovës po protestojnë kundër Beogradit, pasi thonë se ata ndihen te mashtruar nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Kjo pasi, para ara zgjedhjeve në Kosovë, në kohë fushate, atyre Vuçiq nëpërmjet përfaqësuesve të tij në Kosovë, u premtoi që do të përfitonin mjete materiale dhe punësime nëse e votojnë Listën Serbe. Por të njëjtit pas zgjedhjeve u harruan…

Të ngjashme