Osmani takohet me Presidentin e Sierra Leones në Antalya, diskutuan për forcimin e marrëdhënieve bilaterale

Prishtinë | 11 Pri 2025 | 17:15 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Presidentin e Republikës së Sierra Leones, Julius Maada Bio, në kuadër të një forumi ndërkombëtar në Antalya, shkruan Ekonomia Online.

Gjatë takimit, ata diskutuan për forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe mundësitë konkrete të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Palët shkëmbyen ftesa për vizita zyrtare në shtetet përkatëse, në funksion të thellimit të miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy vendeve.

Të ngjashme