Hapet pika e përbashkët kufitare Kosovë-Maqedoni, paralajmërohet ngadalësim i qarkullimit për 2 orë

Prishtinë | 11 Pri 2025 | 17:35 | Nga Ekonomia Online

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar bën të ditur se nesër e shtune do të ketë ngadalësim të qarkullimit në pikën kufitare “Hani i Elezit – Bllacë”.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se do të ndodhë për shkak të përurimit që nesër do të bëhet në këtë pikë, nga Qeveria në detyrë e Kosovës dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut, e cila do të shërbejë nga nesër si pikë e përbashkët.

“Me këtë rast, njoftohen të gjithë qytetarët që planifikojnë të shfrytëzojnë këtë pikë kufitare, se nga ora 10:00 deri në ora 12:00, do të ketë ngadalësim të qarkullimit”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme