Policia serbe arreston të riun, e fusin në makinë, por u del nga dera

Prishtinë | 13 Pri 2025 | 10:05 | Nga Ekonomia Online

Një video e publikuar në rrjetet sociale u bë virale, duke ngjallur reagime dhe tallje për efikasitetin e policisë serbe.

Pamjet tregojnë momentin kur një burrë arrestohet nga policia dhe futet në veturën zyrtare. Megjithatë, vetëm disa sekonda më vonë, ai arrin të dalë nga dera tjetër e makinës dhe të ikë para syve të policëve, pa u penguar.

Pamja është komentuar me humor në rrjetet sociale, ku përdoruesit kanë ironizuar me aftësinë “magjike” të të arrestuarit për t’i shpëtuar policisë me një veprim të thjeshtë.

Policia serbe nuk ka dhënë ende asnjë koment zyrtar për incidentin, ndërsa qytetarët në internet vazhdojnë ta shpërndajnë videon si simbol i “efikasitetit” të policise serbe.

Të ngjashme