Treni godet veturën, një i vdekur e dy të lënduar në Jagodë të Klinës

Prishtinë | 13 Pri 2025 | 13:57 | Nga Ekonomia Online

Një aksident tragjik ndodhi në fshatin Jagodë të Klinës.

Një person ka vdekur, derisa dy të tjerë janë lënduar si pasojë e goditjes së një veture nga treni.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:25. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet emergjente dhe zjarrfikësit. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Dy të lënduarit janë dërguar për trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë”, njoftoi policia.

Të ngjashme