Osmani- deputetëve: Kushtetuta ju detyron të jetësoni e jo të bllokoni institucione

Prishtinë | 16 Pri 2025 | 16:24 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Republikës së Kosovës ka deklaruar se është përgjigjur letrës së z. Avni Dehari, Kryesues i seancës konstituive të Legjislaturës së 9-të, duke theksuar detyrimin kushtetues për të garantuar funksionimin e institucioneve.

Ajo ka rikujtuar se aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese obligojnë deputetët të mundësojnë formimin e institucioneve dhe jo t’i bllokojnë ato.

“Interesi i Republikës së Kosovës duhet të jetë udhërrëfyesi ynë suprem,” është shprehur Presidentja.

Të ngjashme