Behrami: PDK nuk ka ndryshuar qëndrim, Kurti po e shkel Kushtetutën

Prishtinë | 18 Pri 2025 | 14:45 | Nga Ekonomia Online

Një ditë përpara seancës konstituive të Kuvendit, deputeti i PDK-së, Artan Behrami, në një intervistë për rtv21 ka bërë të ditur se qëndrim i PDK-së nuk ka ndryshuar. Sipas tij, së pari Kurti dhe të tjerët duhet të japin dorëheqje sepse janë duke e shkelur kushtetutën.

“Kërkesa vazhdon të jetë e njëjtë, zoti Kurti me qeverinë e tij duhet të jap dorëheqje pasi që ai është duke e shkelur kushtetutën. Nuk i takon LVV-së të konstatoj nëse ka konsensus ose jo në komision me që konsensusi matet në Kuvend dhe aty matet se kush i ka numrat dhe kush nuk i ka”, ka thënë Behrami.

Të ngjashme