Pas një mosmarrëveshje goditi një person me motoçikletë, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Prishtinë | 20 Pri 2025 | 08:53 | Nga Ekonomia Online

Një burrë është arrestuar të shtunën në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje e ka goditur me motoçikletë një shtetas të huaj.

Ngjarja ka ndodhur më 19 prill rreth orës 12:35.

Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. I dyshuari është ndaluar me vendim të prokurorit.

Të ngjashme