Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në rrugën magjistrale Prishtinë – Ferizaj, ku për pasojë një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i lënduar.
Për Ekonomia Online, konfirmoi zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, bëri të ditur se në aksident ishte i përfshirë vetëm një veturë.
“Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë marrë lëndime të rënda trupore. Për fat të keq, njëri prej tyre nuk ka arritur t’i përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes,” tha Ahmeti.
Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e aksidentit.