Digjet një veturë në Vushtrri, nuk ka të lënduar

Foto nga arkivi
Prishtinë | 20 Pri 2025 | 10:37 | Nga Ekonomia Online

Një veturë në Vushtrri, më saktë në Smrekonicë është djegur në rrethana të panjohura.

Në raportin 24 orësh, Policia e Kosovës njofton se vetura ishte me targa lokale.

Ndërkaq, përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.

“Fsh. Smrekonicë, Vushtrri  19.04.2025, 20:13. Është raportuar se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një makinë me targa lokale. Njësitë relevante kanë dal në vendin e ngjarjes. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme