Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot në mesditë në fshatin Zallq të Istogut.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se rasti është raportuar rreth orës 12:20.
“Sot rreth orës 12:20, Policia është njoftuar për një vetaksident i cili ka ndodhur në fshatin Zallq-Istog. Si pasojë e vetaksidentit pesë (5) persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor,” tha Rugova.