Rruga që nuk Guxon me Vazhdu

Prishtinë | 04 Maj 2025 | 10:11 | Nga Shenoll Muharremi

Shoqnia, demokracia, ekonomia, shteti… janë si jeta vetë. Ka momente kur duhet me pas maturi, me e ruajt qetësinë edhe kur nuk funksionon kurgjo. Dmth i kanë ciklet e veta, nuk shkon gjithmonë përpara. Nganjëherë shkon teposhtë, përshkallëzohet… e pastaj konsolidohet. Duhet nxjerë mësime për të vazhduar përpara.

Sikurse të kishim qenë një shtet me ekonomi 50 miliardë euro e të konsoliduar, kjo bllokodë nuk kishte më pas shumë efekt. Po realiteti është që Kosova ka ekonominë më të vogël e më të brishtë në rajon. Qytetari ynë është ndër më të varfërit në Europë. Bizneset janë të margjinalizuara, ekonomia jonë punon në kushte të padrejta e të vështira, si askund tjetër.

E çka po ndodh? Politikanët, për interesat e veta, po e mbajnë peng gjithçka. Ose si dojnë ata, ose hiç. Ose pushtet për ta, ose kurgjo për popullin. Nuk ka institucione funksionale. Nuk ka drejtësi.

Ekonomia veç sa po shkon keq. Inflacioni prapë në rritje. Rritja e çmimit të energjisë është e padrejtë dhe po na çon drejt dëmeve të pakthyshme. Rinia po vazhdon me dalë jashtë vendit me kërku zgjidhje nga presioni financiar. Fshatrat janë bosh. Demokracia po sulmohet përmes manovrave të fshehta që korruptojnë deputetë nën tavolinë. Liria e medias po ngushtohet përditë e më shumë. Ka presion. Ka frikë. Ka heshtje. Pagisuri. Dyshime të mëdha për të aredhmën.

Ka plot indikatorë që na tregojnë se vendi unë po degradon në disa shtylla. Kështu nuk shkon gjatë. Nëse ka parti e politikanë që janë gati me kallë krejt shtetin për me mbajt pushtetin, ata duhet me shku. Nuk duhet me u kallë vendi që është ndërtu me gjak, me mund, me sakrifica të mëdha, e me përkrahjen e botës së civilizuar.

Politika nuk duhet me e pa shtetin si pronë private. Demokracia nuk është opsionale. Ekonomia nuk është statistikë, e as mjet për propagandë me ndejt në pushtet, është buka dhe sfida e përditshme e njerëzve. Liria e fjalës nuk është opcione, është e domosdoshme, si oksigjeni për jetën. Nesër mundet me qenë vonë. Ky vend ka lindë prej flijimit, me shumë përkrahje të jashtëzakonshme ndërkombëtare, askush nuk duhet me e djegë e degradu nga ambicia për pushtet.

Të ngjashme