Limaj: Nëse kemi ftesë nga Abdixhiku i përgjigjemi, ideja ime është një qeveri e shumicës

Prishtinë | 07 Maj 2025 | 11:09 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, tha se partia e tij parapëlqen qeveri të shumicës dhe se është e gatshme t’i përgjigjet ftesës së kreytarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, raporton Ekonomia Online.

“Nëse kemi ftesë ne do të përgjigjemi për të shkuar dhe për ta dëgjuar. Ideja ime është një qeveri e shumicës”, tha Limaj.

Limaj, partia e të cilit ka tre deputetë,  tha se Kosova ka nevojë për qeveri të shumicës dhe se “kjo mund të ndodhë sepse ka potencial” për formimin e saj.

Abdixhiku ka propozuar qeveri tranzitore që do të përfshinte të gjitha partitë parlamentare.

Të ngjashme