Gjykata Supreme aprovon padinë e Qendrës për Raste Gjyqësore Strategjike kundër

Prishtinë | 08 Maj 2025 | 14:40 | Nga Ekonomia Online

Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike (CSL) – Platformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka pranuar aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës me të cilin është aprovuar padia e datës 10 mars 2025, për shfuqizimin e pjesërishëm të Rregullores për Organizimin dhe Shfrytëzimin e Parkingjeve të Komunës së Prishtinës raporton Ekonomia Online.

Ky vendim i datës 16 prill 2025 është një fitore për misionin e CSL-së, duke mbrojtur interesin publik kundër akteve nënligjore të kundërligjshme të autoriteteve publike.

Gjykata ka konstatuar se 9 dispozita të rregullores bien në kundërshtim me të drejtat kushtetuese dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Dispozitat e shfuqizuara përfshijnë ato që përcaktojnë kompetencat e Ndërmarrjes Publike Lokale “Prishtina Parking” për bllokimin e automjeteve dhe përgjegjësinë për dëmet e mundshme, si dhe kufizimet në përdorimin e parkingjeve publike.

Ky aktgjykim është një precedent i rëndësishëm për komunat e Kosovës në miratimin e rregulloreve për menaxhimin e parkingjeve publike.

Të ngjashme