Ish-kryetari i AAK-së, Besnik Tahiri, ka shkruar për insistimin e Lëvizjes Vetëvendosje në kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, duke thënë se çështja nuk ka të bëjë më me emrin e përveçshëm të kandidatit, apo nëse qeveria do të formohet nga LVV apo do të ketë zgjedhje të reja, por sipas tij thelbi është përpjekja për të imponuar një logjikë nënshtrimi, shkruan Reporteri.net.
Ai thotë se Kurti dhe VV, përmes përmbysjes së rregullave kushtetuese, rrezikojnë të asgjësojnë çdo rezistencë demokratike dhe opozitare.
“Ata nuk duan ndarje pushtetesh – duan të zëvendësojnë shtetin me vetveten”, ka shkruar Tahiri.
Postimi i tij i plotë:
E drejta kushtetuese për të propozuar, sipas aktgjykimit të vitit 2014, nuk mund të mbizotërojë apo përjashtojë një tjetër të drejtë po ashtu kushtetuese: që deputetët janë të lirë në ushtrimin e mandatit të tyre, përfshirë votimin e lirë në Kuvend, me votim të hapur apo të mbyllur. Kjo e drejtë merr kuptim vetëm kur materializohet përmes shumicës së thjeshtë prej 61 deputetësh. Do të ishte absurde, madje antidemokratike, që propozimi i një subjekti politik të mbivendoset mbi këtë vullnet sovran, institucional. Kush është këtu sovrani – LVV dhe Kurti, apo Kuvendi?
Kjo ngre dy çështje thelbësore:
Përfundimisht, çështja nuk ka të bëjë më me emrin e përveçshëm të kandidatit, apo nëse qeveria do të formohet nga LVV apo do të ketë zgjedhje të reja. Thelbi është përpjekja për të imponuar një logjikë nënshtrimi, ku Kurti dhe LVV, përmes përmbysjes së rregullave kushtetuese, rrezikojnë të asgjësojnë çdo rezistencë demokratike dhe opozitare. Ata nuk duan ndarje pushtetesh – duan të zëvendësojnë shtetin me vetveten.
Ne mund të debatojmë e vonohemi pafund, por nuk ka forcë mbi këtë tokë, që i bënë njerëzit e Kosovës të pranojnë nënshtrim!