Zgjedhjet në Shqipëri, numërohen 4 486 qendra votimi, PS kryeson me 52.39%

Prishtinë | 13 Maj 2025 | 08:09 | Nga Ekonomia Online

Deri në orët e vona të së hënës (23:40′) janë numëruar 4 486 qendra votimi nga 5 225 qendra votimi në mbarë vendin, sipas të dhënave më të fundit të publikuara në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Sipas rezultateve paraprake, Partia Socialiste e Shqipërisë është në epërsi me 619 424 vota, duke përfaqësuar 52.39% të votave të vlefshme të numëruara deri tani.

Në vendin e dytë renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) me 404 601, që përbën 34.22% të totalit të deritanishëm. /ATSH/

Të ngjashme