Therje me thikë në Prishtinë, Policia jep detajet

Prishtinë | 18 Maj 2025 | 11:01 | Nga Ekonomia Online

Pas një mosmarrëveshje dy persona janë lënduar nga mjeti i mpreht (thikë) në rrugën ‘Vushtrria’ në Prishtinë.

Viktima dhe sulmuesi kanë pranuar tretman mjekësor.

“Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor, pasi që ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar, ku edhe i dyshuari tjetër m/k gjatë ndërhyrjes ishte lënduar nga mjeti i mprehtë (thikë). Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme