Një vetaksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Pouskë të Prizrenit, ku si pasojë ka humbur jetën një vajzë 19-vjeçare.
Dy persona të tjerë kanë mbetur të lënduar, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, për Ekonomia Online ka deklaruar se gjendja e të lënduarit është e rëndë dhe ai ndodhet në respirator, ndërsa trajtimi i tij po vazhdon në Mjekimin Intensiv Qendror (MIQ).