Lekaj: VV-ja po e përdor Albulena Haxhiun për të çuar vendin në zgjedhje

Prishtinë | 20 Maj 2025 | 12:38 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje për strategji të qëllimshme politike që synon bllokimin e konstituimit të Kuvendit dhe dërgimin e vendit në zgjedhje të reja.
“Vetëvendosje po e përdor qëllimisht emrin e Albulena Haxhiut për të bllokuar konstituimin e Kuvendit. Kjo nuk është rastësi, por një strategji e paramenduar për të pamundësuar krijimin e institucioneve dhe për ta çuar vendin në zgjedhje të reja”, tha Lekaj për gazetën “Blic”.
Ai shtoi se kjo sjellje përbën abuzim me demokracinë dhe një formë shantazhi ndaj sistemit dhe qytetarëve.

Të ngjashme