Aksident një kamioni dhe dy veturave në autostradën “Ibrahim Rugova”, tre të lënduar

Prishtinë | 20 Maj 2025 | 12:47 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në mëngjes në autostradën Ibrahim Rugova, në segmentin Suharekë–Duhël, ku janë përfshirë një kamion dhe dy automjete me targa vendore.

Lajmin e ka konfirmuar për Ekonomia Online zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka njoftuar se si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore.

Tutje, ai shtoi se se të lënduarit janë transportuar me autoambulanca për trajtim mjekësor.

Autoritetet policore janë duke hetuar shkaqet e aksidentit, ndërsa qarkullimi në autostradë është normalizuar pas intervenimit të njësive relevante.

Të ngjashme