Disa veteranë të luftës protestuan sot përpara ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, duke shprehur pakënaqësinë për vonesat në konstituimin e tij, raporton Ekonomia Online.
Njëri nga veteranët tha se pa ardhur ish- krerët e UÇK-së nga gjykimi në Hagë në Kosovë këtu nuk do të ketë festë.
““Pa u çliruar këta, nuk ka festë. Duhet të lirohen këta prej burgut pastaj ka festë. Ajo (Albulena Haxhiu) do me ia zënë vendin Kadri Veselit, i thoshte kriminel tash do me u ul në karrigen e tij. Janë idiota, përjashtuar disave që janë shumë të mirë. Jam ardh nga Gjermani dhe nuk kam asnjë mirënjohje prej këtij shteti. Ata që janë në Hagë na kanë sjellë lirinë”, u shpreh veterani i UÇK-së, tha ai, duke aluduar në Albulena Haxhiun, të propozuarën e Vetëvendosjes për kryetare të Kuvendit.



