“Lufta është bërë më e ashpër”, shqiptarja që jeton në Izrael tregon si po e përjetojnë situatën atje

Prishtinë | 18 Qer 2025 | 09:29 | Nga Ekonomia Online

Konflikti mes Izraelit dhe Iranit ka hyrë në ditën e saj të gjashtë, mes ofensivash e sulmesh të shumta.

Shqiptarja Ita Gani, e cila jeton në Izrael, ka treguar për emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, se situata është e rënduar dhe aspak e qetë.

“Lufta është bërë më e ashpër. Të gjithë jemi të mbyllur në shtëpi dhe dalim vetëm kur marrim njoftim që nuk ka sulme. Çdo gjë është e mbyllur, shkollat nuk funksionojnë dhe puna bëhet vetëm online”, tha ajo.

Të ngjashme