Kadrijaj: Nuk guxon që vendi të mbetet peng i Albin Kurtit

Prishtinë | 13 Kor 2025 | 12:29 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka reaguar pas dështimit të 46-të radhazi për konstituimin e Kuvendit, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për bojkot të qëllimshëm të procesit, raporton Ekonomia Online.

“Shpresojmë që aktgjykimet e ardhshme të Gjykatës Kushtetuese ta sqarojnë këtë situatë. Vendi nuk guxon të mbetet peng i Albin Kurtit dhe VV-së,” tha Kadrijaj.

Ajo u bëri thirrje deputetëve të ish-opozitës të angazhohen seriozisht për tejkalimin e kësaj bllokade.

Të ngjashme