Fejza: Opozita po refuzon votimin, po e mban Kuvendin të bllokuar

Prishtinë | 13 Kor 2025 | 13:33 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e VV-së, Arjeta Fejza, pas dështimit të seancës së 46-të për konstituimin e Kuvendit, akuzoi opozitën për bllokadë dhe mosrespektim të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, raporton Ekonomia Online.

“Ne kemi votuar sipas obligimit tonë kushtetues. Opozita, përkundër qartësisë së aktgjykimit, po refuzon të marrë pjesë në votim, duke pamundësuar konstituimin,” tha ajo.

“Ne votuam në këtë seancë ashtu siç është obligimi ynë i ritheksuar edhe me aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese i cili është i qartë në lidhje me obligimet të cilat i kanë deputet e kuvendit. Në anën tjetër e kemi qëndrimin e opozitës të cilët përkundër qartësisë së aktgjykimit refuzojnë të marrin në votim duke mos mundësuar konstituimi e Kuvendit. Ata po vazhdojnë me shkeljen e rregullores së kuvendit duke vazhduar debatin pasi që po mbyllet seanca”, deklaroi deputetja.

Fejza i bëri thirrje opozitës të reflektojë dhe të votojë komisionin për të nisur punën e Kuvendit.

“Ne sigurisht jemi për debat dhe sigurisht që e kuptojmë që duhet të diskutohet por që të realizohet debati dhe të vazhdojë puna e Kuvendit duhet fillimisht të konstitohet kuvendi. Kemi hasur në një qasje bllokuese dhe refuzuese nga opozita fatkeqësisht ka vazhduar edhe në seancën e sotme. Bëjë thirrje deputetëve të opozitës që të reflektojnë dhe të sillen në përputhje me obligim kushtetuese dhe të votojnë komisionin”, deklaroi Fejza.

Të ngjashme