Prishtinë – Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme për të shfuqizuar Udhëzimin Administrativ për arkat fiskale elektronike, shkruan Ekonomia Online.
Ai e ka quajtur këtë vendim një pengesë serioze për digjitalizimin e ekonomisë dhe një favor për modelin e vjetër monopolist.
“Ky vendim absurd nënkupton ndërprerje të procesit të digjitalizimit dhe vazhdim të zhvatjes së bizneseve,” tha Murati, duke shtuar se kjo do t’u shkaktojë bizneseve kosto vjetore prej mbi 5 milionë euro.