Familjarët me të marrë lajmin për të riun që humbi jetën pas rënies nga lartësia nga hoteli
“Grand” në Prishtinë, arritën në vendngjarje, raporton Ekonomia Online.
Më herët gjatë ditës, policia konfirmoi vdekjen e personit të rënë nga lartësia nga hoteli “Grand”.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, bëri të ditur për Ekonomia Online se rreth orës 11:30 është raportuar se në rrugën ”Garibaldi” në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti .
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilë kanë konstatuar se ,viktima mashukull rreth 25 vjeç, është pa shenja jete. Aktualisht policia po punon për zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë rastin”, tha Borovci.