Baritoni Gëzim Myshketa tri mbrëmje me “La Traviata” në Madrid

Prishtinë | 18 Kor 2025 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

Baritoni i njohur shqiptar Gëzim Myshketa më 17, 20 dhe 23 korrik, do të paraqitet në “Teatro Real” të Madridit në Spanjë, ku prezantohet me shfaqjen operistike “La Traviata”.

Në këtë shfaqje operistike baritoni Myshketa do ta ndajë skenën me artistë të mëdhenj të skenës operistike botërore si: Nadine Sierra, Diego Florez dhe Xabier Anduaga.

Kjo shfaqje operistike do të prezantohet nën përcjelljen e korit dhe orkestrës së “Teatro Real Madrid”, nën dirigjimin e Henrik Nanasi.

Të ngjashme