LDK zyrtarizon sonte rikandidimin e Përparim Ramës për kryetar të Prishtinës

Prishtinë | 24 Kor 2025 | 08:19 | Nga Ekonomia Online

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur që në zgjedhjet e ardhshme lokale ta rikandidojë Përparim Ramën për të parin e kryetarit të Prishtinës.

LDK ka njoftuar se zyrtarizimi i kandidaturës do të bëhet sot, në një ceremoni festive që do të mbahet në ora 20:00, te “Amfiteatri” në Pishinën e Gërmisë.

Në këtë ngjarje do të marrë pjesë edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së bashku me përfaqësues tjerë të partisë.

Të ngjashme