Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në intervistën ultra ekskluzive të dhënë në Rubikon në Klan Kosova, nga Haga ka folur edhe për mikun e tij të madh, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.
Thaçi tha se Shqipëria sot është në drejtimin e duhur, e destinuar të ketë të ardhme të sigurt perëndimore dhe sipas tij, Rama po e bën historinë evropiane të shqiptarëve.
“Shqipëria sot, është në drejtimin e duhur, e destinuar të ketë të ardhme të sigurt perëndimore. Edi Rama po dëshmon vizion të shëndetshëm e modern me plot optimizëm dhe besim. Edi po e transformon dhe emancipon Shqipërinë dhe shqiptarët. Edi po e bën historinë evropiane të shqiptarëve”, u shpreh Thaçi në Rubikon.