Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka falënderuar publikisht udhëheqësit evropianë që lëshuan një deklaratë të përbashkët në mbështetje të Kievit.Në një mesazh të shkurtër të ndarë në rrjetet sociale, Zelensky u shpreh mirënjohës ndaj aleatëve evropianë që paralajmëruan se Ukraina nuk mund të përjashtohet nga bisedimet e paqes.
Ai e bëri të qartë se paqja nuk mund të arrihet pa drejtësi: “Fundi i luftës duhet të jetë i drejtë.”
“Jam mirënjohës për të gjithë ata që qëndrojnë me Ukrainën dhe popullin tonë sot për hir të paqes në Ukrainë, e cila po mbron interesat jetësore të sigurisë së kombeve tona evropiane”, tha presidenti ukrainas.