Dështoi edhe zgjedhja e kandidates së dytë të Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, për kryetare të Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Në seancë nga 116 deputetë të pranishëm, 57 votuan për, 56 kundër dhe 3 abstenime.
Propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje për Gërvallën, pasoi dështimin ndonjë minutë më parë të zgjedhjes së Albulena Haxhiut për këtë post.
Kryesuesi , Avni Dehari, ndërpreu seancën dhe tha se do të vazhdojë më 22 gusht.
Vazhdimi i sotëm i seancës konstituive vjen pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese, e cila përcaktoi zgjedhjen e kryeparlamentarit brenda 30 ditësh përmes votimit të hapur, që kandidati i njëjtë mund të votohet vetëm tri herë dhe se të gjithë deputetët duhet të marrin pjesë në votim.