Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi, nuk ka marrë pjesë në votimin për Donika Gërvallen si kryetare e Kuvendit në seancën e sotme.
Pamjet nga Kuvendi tregojnë se ajo qëndroi e tërhequr gjatë procesit, pa ndërvepruar me kolegët e saj.
Edhe pse arsyet nuk dihen, kjo duket se ndërlidhet me postime të së kaluarës ku Gërvalla akuzonte ashpër Rexhep Selimin. Madje, e quante figurë të botës së krimit.
“Sa gërditshëm me pa pikërisht Rexhep Selimin duke folur për shtetin e së drejtës. Fakti më i shëmtuar që as LVV nuk ka arritur të çlirohet tërësisht nga figurat e saj të diskredituara të botës së krimit”, shkruante Gërvalla.