Erdogan dhe Putin zhvillojnë bisedë telefonike, në fokus negociatat për paqen në Ukrainë

Prishtinë | 20 Gus 2025 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan, dhe Presidenti rus, Vladimir Putin, zhvilluan një bisedë telefonike ku diskutuan zhvillimet e fundit rreth luftës në Ukrainë.

Sipas një deklarate zyrtare nga presidenca turke, Erdogan theksoi se Turqia ndjek me vëmendje procesin e paqes dhe se ka bërë përpjekje të sinqerta që nga fillimi i konfliktit për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Ai gjithashtu mbështeti qëndrimet që synojnë përfshirjen e të gjitha palëve në negociata për vendosjen e paqes.

Nga ana tjetër, Presidenti rus Putin falënderoi Erdoganin për mikpritjen e takimeve ndërmjet delegacioneve ruse dhe ukrainase që janë zhvilluar në Stamboll, duke vlerësuar përpjekjet e Turqisë për të lehtësuar dialogun e paqes.

Ky zhvillim tregon rolin aktiv të Turqisë në përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë.

Të ngjashme