Njësia e antidrogës nga Prizreni në bashkëpunim me hetuesit policorë të SP Suharekë ka arrestuar një të dyshuar 19-vjeçar (A.Gj.) për përfshirje në trafikim me lëndë narkotike.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë sekuestruar 42 doza me marihuanë (37.98 gram), një mulli për bluarje dhe një telefon mobil. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar rasti për “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve”.