Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot nga ora 11:00 në përpjekjen e radhës për ta konstituuar legjislaturën e nëntë. Ende nuk dihte kush do të jetë i propozuari i radhës i lëvizjes vetëcvensoej për kryetar ët Kuvendit
Pas aktgjykimit të ri, i cili i ka obliguar deputetët që ta konstituojnë kuvendin brenda 30 ditësh, VV-ja herën e parë e pati propozuar Albulena Haxhiun për kryetare kuvendi, e cila i mori vetëm 57 vota.
Menjëherë pas dështimit për ta zgjedhur Haxhiun kryetare, VV-ja provoi me Donika Gërvallën, por as ajo nuk mori numrin e mjaftueshëm të votave.
Ndërsa, në seancën e së premtes, Lëvizja Vetëvendosje propzoi për kryetar të Kuvendit tentoi me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Muratin, por ai i mori vetëm 57 vota.