Balje: Kam shpresë që në këto 30 ditë dikush do të lëshojë pe

Prishtinë | 24 Gus 2025 | 11:20 | Nga Ekonomia Online

Deputetja Duda Balje para seancës konstituive tha se ka shpresë që në këto 30 ditë dikush do të lëshojë pe.

Ajo gjithashtu u shpreh se qëndrimi i saj mbetët e njëjtë, sepse siç u shpreh, nuk ka gjetur mirëkuptim me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Unë nuk e di çfarë plani ka Lëvizja Vetëvendosje, ata vet janë duke vendosur, zgjidhja ekziston, vetëm të propozohet një person i cili është i përshtatshëm edhe për opozitë. Unë kam shpresë që në këto 30 ditë dikush ka me leshu pe pak.

Unë kam qëndrim i cili është i bazuar në respektimin e komunitetit të cilin unë e përfaqësojë këtu në Kuvend, nuk kemi gjetur një mirëkuptim me Lëvizjen Vetëvendosje dhe qëndrimi im është i njëjtë, unë nuk e ndryshojë qëndrimin”, tha Balje.

Të ngjashme