Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka quajtur skandaloz vendimin e PZAP-së për aprovimin e ankesës së Listës Serbe kundër vendimit të KQZ-së për moscertifikimin e listës së kandidatëve të saj për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025, raporton Ekonomia Online.
“Është vendim skandaloz, nuk arrita ta lexoj në plotni por siç e pashë PZAP kanë urdhëruar KQZ që të bëjë certifikimin e Listën Serbe. Për mua është një vendim tejet i dëmshëm. Ngutia e PZAP pavarësisht që ka pasur kohë 72 orë, lë të nënkuptoj se ka pasur presione mbi këtë institucion. Duhet të shihet mundësia që ky vendim të dërgohet në Gjykatën Supreme”, tha Haxhiu.
