Presidentja Osmani kujton komandant Ismet Jasharin– Kumanova, në 27-vjetorin e rënies

Prishtinë | 25 Gus 2025 | 14:06 | Nga Ekonomia Online

Presidentja Vjosa Osmani kujtoi komandant Ismet Jasharin– Kumanova, në 27-vjetorin e rënies.

“Në 27-vjetorin e rënies heroike, kujtojmë me nderim dhe krenari, komandant Ismet Jashari– Kumanova, njërin ndër figurat më emblematike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai ra në altarin e lirisë si komandant i pathyeshëm, duke u bërë frymëzim për brezat dhe simbol i sakrificës për liri.
Në këtë ditë, nderojmë gjithashtu edhe të gjithë dëshmorët e Brigadës 121 të Zonës Operative të Pashtrikut, të cilët me gjakun e tyre shkruan faqet më të lavdishme të historisë sonë.
Lavdi e përjetshme!”, shkroi në Facebook, presidentja Osmani.

Të ngjashme