Në Merdar dhe te Dheu i Bardhë pritjet deri në 40 minuta

Prishtinë | 25 Gus 2025 | 19:23 | Nga Ekonomia Online

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka publikuar të dhënat më të fundit lidhur me fluksin e mjeteve në pikat e kalimit kufitar në Republikën e Kosovës.

Sipas raportit të përditësuar në orën 17:32, deri në 40 minuta janë pritjet për të dalë nga Kosova nëpërmjet pikëkalimit kufitar të Merdarit.Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, në dalje është raportuar pritje deri në 40 minuta dhe kolonë prej 400 metrash.

Në pikat e tjera kufitare si Jarinjë, Glloboçicë, Mutivodë, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit dhe Vërmicë, pritjet janë minimale dhe nuk është raportuar për ndonjë kolonë të mjeteve.

Për sa i përket kamionëve, situata është e stabilizuar në të gjitha pikat kufitare, me kohë pritjeje prej 3 deri në 5 minuta si në hyrje ashtu edhe në dalje, pa asnjë kolonë të raportuar.

Të ngjashme